AUV-i heq ndalesën e importit nga Shqipëria për kafshët e gjalla dhe shpezët

Nacionale

<div><div><img width="554" height="294" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/807206-attachment.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="AUV-i heq ndalesën e importit nga Shqipëria për kafshët e gjalla dhe shpezët" style="margin-bottom: 15px"></div><p><img width="554" height="294" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/807206-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="AUV-i heq ndalesën e importit nga Shqipëria për kafshët e gjalla dhe shpezët"></p>Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se në bazë të raporteve zyrtare të ADIS dhe ËOAH, në territorin e Republikës së Shqipërisë nuk janë më të pranishme sëmundjet PPR – Mortaja e dhenve dhe dhive, si dhe Avian Influenza (Gripi i Shpezëve), serotip me patogjenitet të lartë HPAI–H5N1. Në bazë të Ligjit për Veterinarinë</div>

Madhësia e shkronjave

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se në bazë të raporteve zyrtare të ADIS dhe ËOAH, në territorin e Republikës së Shqipërisë nuk janë më të pranishme sëmundjet PPR – Mortaja e dhenve dhe dhive, si dhe Avian Influenza (Gripi i Shpezëve), serotip me patogjenitet të lartë HPAI–H5N1.
Në bazë të Ligjit për Veterinarinë është marrë vendim për heqjen e ndalesës së importit dhe lejohet importi i kafshëve të gjalla, dele dhe dhi dhe produkteve të tyre, si dhe i shpezëve të gjalla dhe produkteve të shpezëve, që vijnë nga Republika e Shqipërisë.
Sipas AUV-it, vendimi ka hyrë në fuqi menjëherë.