Kylian Mbappe ka zbuluar se nuk është përpjekur ta bindë bashkëkombësin e tij, Michael Olise, që të transferohej te Real Madridi, duke theksuar se nuk do të ishte e drejtë ndaj Bayern Munichut.
Sulmuesi francez u pyet për lidhjen e Olises me “Los Blancos”, por tha se nuk do ta këshillonte një futbollist të largohej nga klubi i tij, veçanërisht kur bëhet fjalë për Bayern Munichun.

“Olise dhe Real Madridi? I kam parë këto lajme, por mendoj se do të ishte mungesë respekti t’i këshilloja një lojtari të largohej. Kjo do të ishte e padrejtë ndaj Bayernit”, deklaroi Mbappe.
“Sidomos pasi Bayerni është një klub i madh ku Michael mund të arrijë shumë. Sigurisht, çdo klub në botë do të dëshironte ta kishte Michael Olisen. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm”, shtoi ylli i Real Madridit.
Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, raportohet se kishte tentuar fuqishëm ta transferonte Olisen gjatë verës, pasi e kishte identifikuar si një nga “Galaktikët” e ardhshëm, por Bayern Munich refuzoi ta shiste francezin.
Si rezultat, gjiganti madrilen shpenzoi 125 milionë euro për Yan Diomanden./Telegrafi/





