Masa ndaj shefes së SHISH – PD mbledh kryesinë, sekretariatin dhe grupin parlamentar

Nacionale

Partia Demokratike do të mbledhë sot pasdite Kryesinë e re, së bashku me Sekretariatin dhe grupin parlamentar. Mbledhja zhvillohet një ditë pasi kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se Partia Demokratike do të marrë një vendim lidhur me zhvillimet e një dite më parë, pas masës së sigurisë ndaj shefes së SHISH, Vlora Hyseni. Takimi […]

Madhësia e shkronjave

Partia Demokratike do të mbledhë sot pasdite Kryesinë e re, së bashku me Sekretariatin dhe grupin parlamentar.

Mbledhja zhvillohet një ditë pasi kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se Partia Demokratike do të marrë një vendim lidhur me zhvillimet e një dite më parë, pas masës së sigurisë ndaj shefes së SHISH, Vlora Hyseni.

Takimi pritet të fokusohet te qëndrimi politik i partisë dhe hapat që do të ndërmerren në vijim./euronews/