Alarm në Massachusetts, ariu  shfaqet pranë shkollave – nxënësit mbyllen brenda

Life/Bizare

Një ari i zi i ri shkaktoi alarm në Worcester, Massachusetts, pasi u pa pranë dy institucioneve arsimore. Kafsha u afrua fillimisht pranë shkollës së mesme Doherty Memorial High School, duke detyruar autoritetet të mbanin nxënësit brenda ndërtesës. Më pas, ariu u shfaq në kampusin e Clark University. Sipas autoriteteve, ariu, i vlerësuar rreth një […]

Madhësia e shkronjave

Një ari i zi i ri shkaktoi alarm në Worcester, Massachusetts, pasi u pa pranë dy institucioneve arsimore.

Kafsha u afrua fillimisht pranë shkollës së mesme Doherty Memorial High School, duke detyruar autoritetet të mbanin nxënësit brenda ndërtesës.

Më pas, ariu u shfaq në kampusin e Clark University.

Sipas autoriteteve, ariu, i vlerësuar rreth një vit e gjysmë, u kthye më vonë vetë në pyll.

Ekspertët thonë se ai sapo është ndarë nga e ëma dhe po mëson të mbijetojë i vetëm.

Biologët paralajmërojnë se shikimet e arinjve mund të shtohen gjatë sezonit të çiftëzimit. /Telegrafi/