Departamenti i Motoristëve i Shoqatës së Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim është angazhuar në një aksion kërkimi për dy motoristë që dyshohet se kanë humbur rrugën në zonën e Jezercit.
Sipas njoftimit të Shoqatës së Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, ekipet janë në terren dhe po zhvillojnë kërkimet për lokalizimin e tyre.

“Departamenti i Motoristëve i Shoqatës së Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim është angazhuar në një aksion kërkimi dhe orientimi për dy motoristë të humbur në zonën e Jezercit”, thuhet në njoftim.
Nga kjo shoqatë kanë bërë të ditur se ekipet po punojnë intensivisht për gjetjen e motoristëve.
“Ekipet tona janë në terren dhe po punojnë intensivisht për lokalizimin e tyre. Shpresojmë që shumë shpejt motoristët të gjenden dhe të kthehen të sigurt”, thuhet më tej në njoftim.
Deri në publikimin e këtij njoftimi, nuk janë dhënë detaje të tjera lidhur me identitetin e motoristëve apo rrethanat në të cilat kanë humbur rrugën. /Telegrafi/





