Bora e Prishtinës ka vazhduar me fitore në elitën e basketbollit kosovar, duke mposhtur Golden Eagle Yllin me rezultat 75:64 dhe duke i shkaktuar skuadrës nga Suhareka humbjen e dytë të sezonit.
Ndeshja, e zhvilluar të dielën mbrëma në Suharekë, ishte e fundit e xhiros së dytë të Superligës së Kosovës në basketboll.
Bora e nisi më mirë takimin dhe që në çerekun e parë krijoi epërsi prej tetë pikësh, 20:12. Çereku i dytë ishte më i barabartë, por skuadra prishtinase e thelloi avantazhin në periudhën e tretë dhe e kontrolloi ndeshjen deri në fund.
Jericole Hellems ishte më efikasi te Bora me 19 pikë dhe 10 kërcime, ndërsa Terren Allen kontribuoi me 16 pikë dhe pesë asistime.
Te Ylli, Artin Gashi dhe Connor Withers shënuan nga 11 pikë secili, por kjo nuk mjaftoi për ta shmangur humbjen e dytë në po aq ndeshje.
Në xhiron e parë, Ylli ishte mposhtur nga Bashkimi në Prizren, ndërsa Bora kishte nisur sezonin me fitore ndaj Vëllaznimit. /Telegrafi/






