Përfshihet nga flakët banesa, humb jetën 70-vjeçari i paralizuar në Fier

Nacionale

Një 70-vjeçar ka humbur jetën në Fermë-Çlirim, pasi banesa ku jetonte është përfshirë nga flakët. Sipas burimeve policore, i moshuari, Flamur Braçe i cili ishte i paralizuar, jetonte i vetëm në banesë. Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike, duke përfshirë banesën dhe çatinë e saj. Si pasojë e flakëve, çatia e banesës […]

Madhësia e shkronjave

Një 70-vjeçar ka humbur jetën në Fermë-Çlirim, pasi banesa ku jetonte është përfshirë nga flakët.

Sipas burimeve policore, i moshuari, Flamur Braçe i cili ishte i paralizuar, jetonte i vetëm në banesë. Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike, duke përfshirë banesën dhe çatinë e saj.

Si pasojë e flakëve, çatia e banesës është shembur dhe ka rënë mbi të moshuarin, duke i shkaktuar vdekjen.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet zjarrfikëse dhe Policia, ndërsa vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të zjarrit./Vizion+