Gjermania ende pa fitore, Greqia merr tri pikë ndaj gjermanëve

Sport

Greqia ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Gjermanisë, duke triumfuar si mysafir me rezultat 1-0 në ndeshjen e Ligës së Kombeve. Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Dimitrios Kourbelis në minutën e 74-t, kur goditja e tij nga distanca u devijua dhe përfundoi në rrjetë. Gjermania pati disa raste të mira për të shënuar, […]

Madhësia e shkronjave

Greqia ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Gjermanisë, duke triumfuar si mysafir me rezultat 1-0 në ndeshjen e Ligës së Kombeve.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Dimitrios Kourbelis në minutën e 74-t, kur goditja e tij nga distanca u devijua dhe përfundoi në rrjetë.

Gjermania pati disa raste të mira për të shënuar, por Karim Adeyemi dhe Serge Gnabry nuk arritën ta mposhtin portierin grek Konstantinos Tzolakis.

Në anën tjetër, Greqia ishte e rrezikshme edhe përmes Fotis Ioannidis, i cili pati një mundësi të mirë në pjesën e dytë.

Me këtë fitore, Greqia shkon në gjashtë pikë, ndërsa Gjermania mbetet pa fitore në këtë edicion, me vetëm një barazim.

Kështu, gjermanët pësojnë një tjetër rezultat zhgënjyes, ndërsa Greqia merr tri pikë të rëndësishme. /Telegrafi/