Napoli e “blindon” Amir Rrahmanin, do të përfitojë afro 4 milionë euro për sezon

Sport

Amir Rrahmani ka arritur marrëveshje me Napolin për vazhdimin e kontratës, ndërsa tani pritet vetëm zyrtarizimi i marrëveshjes së re që do ta mbajë mbrojtësin kosovar në klub deri në vitin 2029. Sipas TuttoMercatoWeb, Rrahmani ka gjetur gjuhën e përbashkët me presidentin e Napolit, Aurelio De Laurentiis, për një kontratë të re me vlerë rreth […]

Madhësia e shkronjave

Amir Rrahmani ka arritur marrëveshje me Napolin për vazhdimin e kontratës, ndërsa tani pritet vetëm zyrtarizimi i marrëveshjes së re që do ta mbajë mbrojtësin kosovar në klub deri në vitin 2029.

Sipas TuttoMercatoWeb, Rrahmani ka gjetur gjuhën e përbashkët me presidentin e Napolit, Aurelio De Laurentiis, për një kontratë të re me vlerë rreth 3.8 milionë euro në sezon.

Kontrata aktuale e ish-kapitenit të Kosovës skadon në vitin 2027, ndërsa marrëveshja e re do t’i shtojë edhe dy vite të tjera qëndrimit të tij në Napoli.

Rrahmani vazhdon të jetë një prej lojtarëve të rëndësishëm në formacionin e Massimiliano Allegrit që nga fillimi i këtij sezoni. Ai ka zhvilluar gjashtë paraqitje, duke luajtur 540 minuta dhe duke regjistruar një asistim.

Mbrojtësi kosovar ka qenë titullar i rregullt në prapavijën e Napolit prej transferimit të tij nga Hellas Verona në vitin 2020.

Kontrata e re pritet t’i japë fund edhe pasigurisë rreth të ardhmes së tij, pasi gjatë muajve të fundit raportohej për interesim nga klube të Anglisë, Turqisë dhe Arabisë Saudite.

Marrëveshja aktuale e Rrahmanit përmbante edhe një opsion që mund ta zgjaste qëndrimin e tij në Napoli deri në vitin 2028, por marrëveshja e re do ta lidhë atë me klubin deri në vitin 2029./Telegrafi/