Ledri Vula shfaqet në protestë krah djemve të ish-krerëve të UÇK-së

Magazina

Në ditën e pestë të protestës në Prishtinë, qytetarë të shumtë janë mbledhur sërish në sheshin e kryeqytetit, në kundërshtim me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Mes pjesëmarrësve është parë edhe reperi Ledri Vula, i cili është bërë pjesë e tubimit të së dielës. Në pamjet nga protesta, Ledri […]

Madhësia e shkronjave

Në ditën e pestë të protestës në Prishtinë, qytetarë të shumtë janë mbledhur sërish në sheshin e kryeqytetit, në kundërshtim me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Mes pjesëmarrësve është parë edhe reperi Ledri Vula, i cili është bërë pjesë e tubimit të së dielës.

Në pamjet nga protesta, Ledri shihet duke u përshëndetur me Endrit Thaçin, djalin e Hashim Thaçit si dhe me Klestor Veselin, djalin e Kadri Veselit.

Protesta është shoqëruar me flamuj kuqezi dhe pankarta, derisa në qendër të turmës është shpalosur një flamur gjigant shqiptar.

Tubimi vazhdon në sheshin e Prishtinës, teksa Policia e Kosovës ka angazhuar forca shtesë për mbarëvajtjen e protestës, ruajtjen e rendit dhe menaxhimin e trafikut.

Paraqitja e Vulës vjen në vazhdën e artistëve dhe figurave publike që ditët e fundit janë bërë pjesë e protestave dhe aktiviteteve në mbështetje të çlirimtarëve.

Sipas skenarit të protestës, Ledri u tha se do të ketë një fjalim para qytetarëve. /Telegrafi/