Angelina Jolie dhe Zahara tërheqin vëmendjen në premierën e “Without Blood”

Magazina

Angelina Jolie u shfaq në New York së bashku me vajzën e saj, Zahara, në shfaqjen e filmit “Without Blood”, vetëm pak ditë pasi djali i saj Maddox hoqi ligjërisht mbiemrin Pitt. 51-vjeçarja tërhoqi vëmendjen me një kostum të zi elegant, të kombinuar me sytjena të artë dhe taka të zeza. Zahara, 21 vjeçe, u […]

Madhësia e shkronjave

Angelina Jolie u shfaq në New York së bashku me vajzën e saj, Zahara, në shfaqjen e filmit “Without Blood”, vetëm pak ditë pasi djali i saj Maddox hoqi ligjërisht mbiemrin Pitt.

51-vjeçarja tërhoqi vëmendjen me një kostum të zi elegant, të kombinuar me sytjena të artë dhe taka të zeza.

Zahara, 21 vjeçe, u shfaq me një fustan elegant me jakë të rrumbullakët dhe pjesë të hapur në shpinë. Të dyja u panë duke ecur së bashku dhe duke përshëndetur fansat, shkruan DailyMail.

Filmi “Without Blood”, me regji të Jolie dhe me protagonistë Salma Hayek e Demian Bichir, do të publikohet më 18 shtator. Historia trajton temat e traumës, kujtesës, familjes, luftës dhe hakmarrjes.

Ndërkohë, një zhvillim i rëndësishëm ka ndodhur në familje. Një gjykatës në Los Angeles miratoi ndryshimin ligjor të emrit të Maddox, 25 vjeç, nga Maddox Chivan Jolie-Pitt në Maddox Chivan Jolie. Ai e ndoqi këtë hap pasi edhe motra e tij Shiloh kishte hequr më herët mbiemrin Pitt.

Edhe Zahara dhe binjakët Vivienne e Knox kanë ndaluar përdorimin e mbiemrit Pitt, ndërsa ndryshimet e tyre ligjore pritet të ndiqen përmes procedurave përkatëse. Zahara ka një seancë për ndryshimin e emrit më 28 shtator. /Telegrafi/