Ukraina rrëzon për herë të dytë brenda një dite një dron rus me motor reaktiv

Bota

Ukraina ka përdorur me sukses një dron të ri interceptor për të rrëzuar një mjet ajror rus me motor reaktiv, duke shënuar ndërhyrjen e dytë të këtij lloji brenda së njëjtës ditë. Lajmin e bëri të ditur presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili publikoi edhe pamjet e momentit të interceptimit, transmeton Telegrafi. “Sot kemi parë […]

Madhësia e shkronjave

Ukraina ka përdorur me sukses një dron të ri interceptor për të rrëzuar një mjet ajror rus me motor reaktiv, duke shënuar ndërhyrjen e dytë të këtij lloji brenda së njëjtës ditë.

Lajmin e bëri të ditur presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili publikoi edhe pamjet e momentit të interceptimit, transmeton Telegrafi.

“Sot kemi parë tashmë përdorimin e dytë të suksesshëm të një droni të ri ukrainas interceptor nga Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës. Personeli i kundërzbulimit ushtarak të SSU-së goditi me sukses një dron rus Geran-5 me motor reaktiv”, shkroi Zelenskyy në X.

Sipas presidentit ukrainas, droni interceptor është zhvilluar nga kundërzbulimi ushtarak i SSU-së për t’u përballur me dronët rusë me motor reaktiv, përfshirë variantet e familjes Shahed.

Më herët gjatë 19 shtatorit, Zelenskyy kishte njoftuar për përdorimin e parë të suksesshëm të këtij sistemi të ri, duke e paraqitur atë si një mjet të ri të Ukrainës për të luftuar dronët rusë me shpejtësi më të lartë. /Telegrafi/