Është arrestuar në Kamëz H.P 68 vjeç, i dyshuar për vrasjen me thikë të bashkëshortes së tij, L.P. 58 vjeçe.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 10:20 në rrugën “Panorama” në Tiranë, pas një konflikti në banesë.
Sipas policisë, 68-vjeçari dyshohet se e ka goditur bashkëshorten me mjet prerës, duke i shkaktuar vdekjen.
Pas largimit nga vendngjarja, i dyshuari u shpall në kërkim dhe policia ngriti pika kontrolli për kapjen e tij.
Burime bëjnë me dije se ai është lokalizuar dhe kapur në Kamëz, raporton euronews.al.
Në momentin e ngjarjes dyshohet se në banesë ka qenë edhe nipi 14-vjeçar i çiftit.
Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të dinamikës dhe shkaqeve të konfliktit që çoi në ngjarjen e rëndë.






