Prishtina fiton derbin ndaj Gjilanit, fillon shkëputjen në krye të tabelës

Sport

Prishtina ka marrë tri pikë të rëndësishme në udhëtim te Gjilani, duke triumfuar me rezultat 2-1 në kuadër të xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës. Mysafirët kaluan të parët në epërsi në minutën e 29-të, kur Arjanit Fazlija realizoi për 1-0. Gjilani reagoi shpejt dhe vetëm pesë minuta më vonë arriti ta barazojë rezultatin. […]

Madhësia e shkronjave

Prishtina ka marrë tri pikë të rëndësishme në udhëtim te Gjilani, duke triumfuar me rezultat 2-1 në kuadër të xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës.

Mysafirët kaluan të parët në epërsi në minutën e 29-të, kur Arjanit Fazlija realizoi për 1-0.

Gjilani reagoi shpejt dhe vetëm pesë minuta më vonë arriti ta barazojë rezultatin.

Lorik Boshnjaku shënoi për 1-1, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Prishtina riktheu epërsinë. Anio Poçi shënoi në minutën e 66-të për 2-1.

“Bardhekaltrit” u detyruan ta luajnë fundin e ndeshjes me një lojtar më pak, pasi Djordje Saletic u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 85-të.

Megjithatë, Prishtina arriti ta ruajë epërsinë deri në fund, për t’u larguar Gjilani largohet me tri pikë.

Kryeqytetasit tashmë kanë 18 pikë dhe janë lider i tabelës, me pesë më shumë se Malisheva në vendin e dytë, por me të besuarit e Orges Shehit që gjithashtu kanë një ndeshje më pak të luajtur./Telegrafi/