Djemtë e Thaçit dhe Veselit në krye të protestës në Prishtinë

Nacionale

Djali i Hashim Thaçit, Endriti dhe djali i Kadri Veselit, Klestori, janë në krye të protestës që po mbahet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në kundërshtim me aktgjykimin e Gjykatës Speciale në Hagë. Qindra qytetarë janë mbledhur në shesh pas vendimit për dënimin e katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me gjithsej 81 vite […]

Madhësia e shkronjave

Djali i Hashim Thaçit, Endriti dhe djali i Kadri Veselit, Klestori, janë në krye të protestës që po mbahet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në kundërshtim me aktgjykimin e Gjykatës Speciale në Hagë.

Qindra qytetarë janë mbledhur në shesh pas vendimit për dënimin e katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me gjithsej 81 vite burgim.

Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18 vjet, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vjet.

Protestë ka pasur sot edhe gjatë ditës, në një organizim nga Veteranët e Luftës.

Protestuesit po shprehin kundërshtimin ndaj aktgjykimit, ndërsa tubimi po zhvillohet në mënyrë paqësore.