Zidane publikon listën e parë të Francës, befason me pesë emra të rinj

Sport

Zinedine Zidane ka publikuar zyrtarisht listën e tij të parë me 23 lojtarë si përzgjedhës i ri i Kombëtares së Francës, pasi pasoi Didier Deschamps gjatë verës. “Gjelat” do ta nisin edicionin 2026/27 të Ligës së Kombeve në Grupin A, ku do të përballen me Turqinë, Belgjikën dhe Italinë në katër ndeshjet e ardhshme. Në […]

Madhësia e shkronjave

Zinedine Zidane ka publikuar zyrtarisht listën e tij të parë me 23 lojtarë si përzgjedhës i ri i Kombëtares së Francës, pasi pasoi Didier Deschamps gjatë verës.

“Gjelat” do ta nisin edicionin 2026/27 të Ligës së Kombeve në Grupin A, ku do të përballen me Turqinë, Belgjikën dhe Italinë në katër ndeshjet e ardhshme.

Në listë është përfshirë një grup i qëndrueshëm me yje të njohur nga rrugëtimi në Kupën e Botës 2026, të udhëhequr nga kapiteni Kylian Mbappe dhe Ousmane Dembele.

Zidane ka sjellë gjithashtu risi në Kombëtare, duke ftuar për herë të parë pesë lojtarë që ende nuk kanë debutuar me ekipin senior, përfshirë Jeremy Jacquet të Liverpoolit.

Eduardo Camavinga rikthehet në Kombëtare, së bashku me mesfushorë si Rayan Cherki, Warren Zaire-Emery dhe Adrien Rabiot.

Franca do ta nisë këtë epokë të re nën drejtimin e Zidanes në transfertën ndaj Turqisë në Kocaeli, përpara se të udhëtojë drejt Brukselit për t’u përballur me Belgjikën.

Portierë: Mike Maignan (Milan), Guillaume Restes (Toulouse), Robin Risser (Lens).

Mbrojtës: Andy Diouf (Inter Milan), Jeremy Jacquet (Liverpool), Pierre Kalulu (Juventus), Ibrahima Konate (Real Madrid), Jules Kounde (Barcelona), Maxence Lacroix (Chelsea), Adrien Truffert (Bournemouth), Dayot Upamecano (Bayern Munich).

Mesfushorë: Eduardo Camavinga (Real Madrid), Rayan Cherki (Manchester City), Lucas Da Cunha (Como), Manu Kone (Roma), Adrien Rabiot (Milan), Warren Zaire-Emery (PSG).

Sulmues: Bradley Barcola (Liverpool), Ousmane Dembele (PSG), Desire Doue (PSG), Esteban Lepaul (Rennes), Kylian Mbappe (Real Madrid), Michael Olise (Bayern Munich)./Telegrafi/