Frenkie De Jong, mesfushori 29-vjeçar, është rikthyer në qendër të spekulimeve rreth Barcelonës, pasi Liverpooli ka shfaqur interesim për transferimin e tij në afatin kalimtar të janarit.
Sipas informacioneve të El Nacional, Barcelona ka refuzuar një ofertë fillestare prej 40 milionë eurosh dhe kërkon një shumë prej rreth 65-70 milionë eurosh për të negociuar largimin e mesfushorit holandez.
Liverpooli ka nisur ta konsiderojë transferimin e Frenkie de Jongut për afatin e ardhshëm kalimtar të dimrit.
Oferta fillestare prej 40 milionë eurosh raportohet se nuk ishte e mjaftueshme për Barcelonën, e cila nuk dëshiron të ndahet nga reprezentuesi holandez për këtë shumë.
Vlerësimi i Barcelonës sillet rreth 65 milionë eurove, përfshirë bonuset, ndërsa raportime të tjera nga i njëjti burim e vendosin shumën minimale në 70 milionë euro. Gjithashtu përmenden edhe 73 milionë euro si çmimi fillestar për të nisur negociatat.
Dallimi i madh mes ofertës fillestare të Liverpoolit dhe kërkesave të Barcelonës e detyron klubin anglez që të përmirësojë ndjeshëm kushtet nëse dëshiron ta realizojë transferimin.
Aktualisht, operacioni parashihet të zhvillohet në janar të vitit 2027, kur të rihapet afati kalimtar.
Barcelona e ka situatën kontraktuale nën kontroll. De Jong e rinovoi kontratën më 15 tetor 2025, duke e zgjatur atë deri më 30 qershor 2029, çka i siguron klubit katalunas që të mos jetë nën presion për ta shitur lojtarin për të shmangur një largim të tij si lojtar i lirë në afat të shkurtër./Telegrafi/






