Christopher Hill: S’e besoj se Thaçi është përfshirë në vepra të paligjshme

Nacionale

Hill thotë se Thaçi tepër i pjekur për moshën e tij, mbajti mbi supe peshën e kombit. Ish-i dërguari i SHBA-ve në Kosovë Christopher Hill në një intervistë në Klan News ka komentuar dënimin me 81 vite burg për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Hill e vlerësoi lart figurën e Hashim Thaçit, duke thënë […]

Madhësia e shkronjave

Hill thotë se Thaçi tepër i pjekur për moshën e tij, mbajti mbi supe peshën e kombit.

Ish-i dërguari i SHBA-ve në Kosovë Christopher Hill në një intervistë në Klan News ka komentuar dënimin me 81 vite burg për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Hill e vlerësoi lart figurën e Hashim Thaçit, duke thënë se ai ishte një komandant i zoti dhe shumë i pjekur për moshën që kishte.

Hill theksoi se nuk e beson se Thaçi është përfshirë në vepra të paligjshme.

“Hashim Thaçi ishte një personalitet dhe tepër i pjekur për moshën që kishte. Thaçi ishte e kuptoi se Kosova duhet të ishte në një pozitë më të mirë dhe e kam vlerësuar gjithmonë atë. Unë nuk e besoj se ai është përfshirë në krime. Nuk e kam ndjerë nocionin se Thaçi të jetë përfshirë në vepra të paligjshme”, deklaroi Hill./Tv Klan