Wolfsburgu konfirmon mungesën e Elvis Rexhbeçaj te Kosova shkaku i lëndimit

Sport

Mesfushori Elvis Rexhbeçaj do të jetë një nga mungesat e mëdha të Kombëtares së Kosovës për Ligën e Kombeve. Lojtari nga Prizreni ka lënduar këmbën kësisoj nuk do të jetë i disponueshëm për “Dardanët”, gjë që e ka konfirmuar edhe klubi i tij Wolfsburg. Skuadra gjermane që po lufton për rikthimin në elitë njoftoi se […]

Madhësia e shkronjave

Mesfushori Elvis Rexhbeçaj do të jetë një nga mungesat e mëdha të Kombëtares së Kosovës për Ligën e Kombeve.

Lojtari nga Prizreni ka lënduar këmbën kësisoj nuk do të jetë i disponueshëm për “Dardanët”, gjë që e ka konfirmuar edhe klubi i tij Wolfsburg.

Skuadra gjermane që po lufton për rikthimin në elitë njoftoi se Rexhbeçaj ka qenë i ftuar, por fatkeqësisht nuk do të arrijë të vijë.

“Elvis Rexhbeçaj nuk do të udhëtojë për te kombëtarja në pushimin e ri ndërkombëtar. Ai ka probleme me këmbë”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

Në vendin e Rexhbeçaj është ftuar mesfushori Dion Kacuri, i cili u largua nga Zvicra për të përfaqësuar Kosovën.

Ndërkohë, lista e plotë pritet të bëhet publike në orët e ardhshme./Telegrafi/