“Me Mourinhon edhe më të fortë”, Harry Kane e sheh Realin si kandidatin më të fortë për Ligën e Kampionëve

Sport

Sulmuesi i Bayern Munichut, Harry Kane, beson se Real Madridi do të jetë edhe më i vështirë për t’u mposhtur këtë sezon pas emërimit të Jose Mourinhos në krye të skuadrës. Duke folur për rrezikun që paraqet gjiganti spanjoll dhe trajneri i ri, Kane ka vlerësuar cilësitë e Mourinhos dhe përforcimet e bëra nga Madridi. […]

Madhësia e shkronjave

Sulmuesi i Bayern Munichut, Harry Kane, beson se Real Madridi do të jetë edhe më i vështirë për t’u mposhtur këtë sezon pas emërimit të Jose Mourinhos në krye të skuadrës.

Duke folur për rrezikun që paraqet gjiganti spanjoll dhe trajneri i ri, Kane ka vlerësuar cilësitë e Mourinhos dhe përforcimet e bëra nga Madridi.

“Real Madridi ka transferuar lojtarë të mirë, ndërsa Mourinho është një trajner i madh që do të jetë në gjendje të nxjerrë në pah cilësitë më të mira të futbollistëve që ka në dispozicion”.

Sulmuesi anglez ka theksuar se Real Madridi mbetet gjithmonë një prej skuadrave pretendente në Ligën e Kampionëve dhe pret një rrugëtim të vështirë për të gjitha ekipet.

“Real Madridi në Ligën e Kampionëve do të jetë gjithmonë në mesin e skuadrave që arrijnë në fazat e fundit. Vitin e kaluar ne ishim më të fortë se ata, por gjithashtu e dimë se ishte një ndeshje shumë e vështirë”.

“Dhe tani, me Josen, do të jetë edhe më e vështirë”.

Përndryshe, Kane së fundmi e ka lënë të hapur mundësinë edhe për t’u transferuar në Spanjë, duke thënë se jetës kurrë s’i dihet./Telegrafi/