Hezitimi i disa prindërve për vaksinimin e fëmijëve kundër fruthit lidhet shpesh me frikën se vaksina mund të shkaktojë probleme të tjera shëndetësore, përfshirë autizmin.
Për këtë temë ka folur Feride Deliu, specialiste e pediatrisë, në podcastin “Shëndeti në rend të parë”, mbështetur nga United Hospital dhe Qendra Laserike e Syrit Kubati.
Deliu tha se kohëve të fundit vaksinimi kundër fruthit, i njohur edhe si morbilli është neglizhuar nga disa prindër për shkak të lidhjeve të gabuara që i bëhen vaksinës me probleme të tjera shëndetësore.

“Kohët e fundit vaksinimi i morbillit është neglizhuar për shkak se prindërit e kanë lidhur me probleme tjera shëndetësore, kryesisht me autizmin”, tha ajo.
Sipas saj, disa prindër kanë krijuar bindjen se vaksina kundër fruthit mund të shkaktojë autizëm te fëmijët.
Megjithatë, Deliu theksoi se, sipas mendimit të saj profesional, çdo fëmijë duhet të vaksinohet.
“Për mendimin tim, çdo fëmijë duhet të vaksinohet”, tha ajo.
Ajo tregoi se kur prindërit e pyesin nëse duhet ta vaksinojnë fëmijën, përgjigjja e saj është e qartë dhe e lidhur edhe me shembullin personal.
“Unë shpesh prindërve ju them, kur më pyesin: a ta vaksinoj fëmijën tim? Nuk di përgjigje më të saktë t’u jap se kur ju them: fëmijët e mi janë vaksinuar dhe unë jam për atë që të vaksinohen”, deklaroi Deliu.
Për më shumë shikoni të plotë podcastin “Shëndeti në rend të parë”:





