Justin Bieber shënon tetë vjet martesë me bashkëshorten, Hailey: “Tetë vjet deri në pafundësi”

Magazina

Justin Bieber shënoi përvjetorin e tetë të martesës me gruan e tij Hailey Bieber me një seri fotosh që postoi në Instagram. Këngëtari 32-vjeçar ndau momente duke luajtur bilardo me gruan e tij, duke e përqafuar dhe puthur atë. Fotot u bënë në një atmosferë të relaksuar, në një hapësirë që ngjan me një bar. […]

Madhësia e shkronjave

Justin Bieber shënoi përvjetorin e tetë të martesës me gruan e tij Hailey Bieber me një seri fotosh që postoi në Instagram.

Këngëtari 32-vjeçar ndau momente duke luajtur bilardo me gruan e tij, duke e përqafuar dhe puthur atë.

Fotot u bënë në një atmosferë të relaksuar, në një hapësirë që ngjan me një bar. Justin mbante veshur një bluzë me kapuç gri dhe pantallona të zeza, ndërsa 29-vjeçarja Hailey ishte veshur me një bluzë gri dhe xhinse.

“Tetë vjet deri në pafundësi. Fillime të reja. Të dua, zemër. Gëzuar përvjetorin”, shkroi Bieber përkrah postimit, të cilin e ndau me më shumë se 280 milionë ndjekësit e tij.

Edhe Hailey reagoi ndaj postimit romantik të bashkëshortit të saj, duke vendosur të theksonte diçka krejtësisht të ndryshme në komentin e saj.

“Tetë vjet që luajta në bilardoo për fat të keq”, bëri shaka ajo me emoji puthjesh dhe ndau postimin e Justin në story-n e saj në Instagram.

Çifti u martua në shtator të vitit 2018, vetëm pak muaj pasi u fejuan. Bieber i propozoi Hailey-t gjatë një udhëtimi së bashku në Bahamas.

Justin dhe Hailey njiheshin me njëri-tjetrin për vite me radhë përpara se të bëheshin çift, dhe mediat filluan t’i lidhnin në një mënyrë romantike që në vitin 2014. Marrëdhënia e tyre kaloi nëpër faza të ndryshme gjatë viteve, dhe pasi e ringjallën marrëdhënien e tyre në vitin 2018, ata shpejt u fejuan dhe u martuan.

Në maj të vitit 2024, ata njoftuan se ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë. Ata e zbuluan lajmin me foto dhe një video nga rinovimi i premtimeve të tyre në Hawaii, në të cilën Hailey tregoi barkun e saj shtatzënë.