Trajneri Luciano Spalletti ishte afër të merrte një vendim të rëndë për ta lënë Edon Zhegrovën në tribuna gjatë tërë sezonit 2026/27.
Juventusi provoi deri vonë që ta shiste Zhegrovën, duke e ofruar të disa skuadra, megjithatë në fund asnjë marrëveshje nuk u kompletua mes tri palëve, kësisoj ylli i Kosovës qëndroi në Torino.

Gazetari Fabrizio Romano ka zbuluar disa detaje të reja, ku sipas tij – Spalletti ishte i vendosur se nuk e do më Zhegrovën dhe konsideroi ta përjashtonte.
“Spalletti edhe konsideroi ta linte Zhegrovën në tribunë për fillimin e muajit shtator, duke e përjashtuar nga të gjitha listat dhe lënë jashtë fushës për pjesën e mbetur të sezonit”.
“Zhegrova ishte në shitje deri në javën e parë të shtatorit, por asgjë nuk ndodhi dhe ai qëndroi pavarësisht se u përjashtua nga lista e Ligës së Evropës”, tha ai.
Megjithatë, Zhegrova ka arritur të lërë gjurmë në përballjen e fundit ndaj Sassuolos, ku realizoi dy gola të bukur ndaj Aro Muric.
Përndryshe, ende mbetet e paqartë se si do të reagojë Spalletti me Zhegrovën dhe nëse do t’i jep më shumë minutazhë në kampionatin italian./Telegrafi/





