Ish krerët e UÇK-së shfaqen në Times Square dy ditë para vendimit në Hagë

Nacionale

Një mesazh në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) është shfaqur në Times Square në New York, vetëm dy ditë para shpalljes së vendimit nga Gjykata Speciale në Hagë. Në grafikun e vendosur në një prej hapësirave të njohura reklamuese të Times Square është shfaqur fotografia e katër ish-krerëve të UÇK-së. Lajmin […]

Madhësia e shkronjave

Një mesazh në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) është shfaqur në Times Square në New York, vetëm dy ditë para shpalljes së vendimit nga Gjykata Speciale në Hagë.

Në grafikun e vendosur në një prej hapësirave të njohura reklamuese të Times Square është shfaqur fotografia e katër ish-krerëve të UÇK-së.

Lajmin e ka bërë të ditur ish-luftëtari i UÇK-së, Shpend Gjocaj, i cili ka publikuar pamjet e grafikut të shfaqur në Times Square. /Telegrafi/