“Practical Magic 2” kryeson në kinematë amerikane, Sandra Bullock dhe Nicole Kidman rikthehen fuqishëm pas 28 vitesh

Magazina

Filmi “Practical Magic 2” me Sandra Bullock dhe Nicole Kidman në rolet kryesore, ka debutuar në vendin e parë të ‘box office’-it në Amerikën e Veriut, gati tri dekada pas filmit origjinal. Filmi regjistroi rreth 25.9 milionë euro nga 4,146 kinema gjatë fundjavës së parë. Ky rezultat ishte në kufirin e poshtëm të pritshmërive të […]

Madhësia e shkronjave

Filmi “Practical Magic 2” me Sandra Bullock dhe Nicole Kidman në rolet kryesore, ka debutuar në vendin e parë të ‘box office’-it në Amerikën e Veriut, gati tri dekada pas filmit origjinal.

Filmi regjistroi rreth 25.9 milionë euro nga 4,146 kinema gjatë fundjavës së parë.

Ky rezultat ishte në kufirin e poshtëm të pritshmërive të Warner Bros., ndërsa produksioni i filmit ka kushtuar rreth 64.7 milionë euro.

Në vazhdimin e filmit të vitit 1998, Bullock dhe Kidman rikthehen si motrat Sally dhe Gillian Owens.

Në histori përfshihen edhe brezi i ri i familjes, i interpretuar nga Joey King dhe Maisie Williams, gjersa në kast është bashkuar edhe Lee Pace.

Filmi bazohet në veprën e shkrimtares Alice Hoffman dhe vjen 28 vjet pas origjinalit.

Edhe pse filmi i parë fitoi rreth 39.6 milionë euro gjatë shfaqjes fillestare në Amerikën e Veriut, me kalimin e viteve u shndërrua në një film kult dhe fitoi një bazë të madhe fansash.

Në vendin e dytë u rendit “Spider-Man: Brand New Day”, me rreth 7.2 milionë euro gjatë fundjavës.

Filmi, me Tom Holland në rolin kryesor, ka arritur një total prej rreth 806.1 milionë euro në Amerikën e Veriut.

Në vendin e tretë është “The Odyssey” i Christopher Nolan, i cili shtoi rreth 6 milionë euro në fundjavën e nëntë të shfaqjes dhe ka kaluar shifrën prej 517.3 milionë eurosh në tregun amerikan dhe kanadez. /Telegrafi/