Pussycat Dolls kanë nisur turneun e tyre PCD Forever në Oslo, me Nicole Scherzinger, Kimberly Wyatt dhe Ashley Roberts që u rikthyen në skenë pas më shumë se dy dekadash nga shpërbërja e grupit.
Treshja u shfaq me veshje të guximshme dhe çorape trupi të zbukuruara, ndërsa performoi disa prej hiteve të saj. Nicole tërhoqi vëmendjen edhe me lëvizjet e saj në skenë dhe koreografinë energjike.

Rikthimi në skenë vjen pas anulimit të 33 koncerteve në SHBA dhe Kanada, për shkak të shitjeve të dobëta të biletave, shkruan DailyMail.
Organizatorët kishin ulur çmimet deri në 30 dollarë (rreth 26 euro), por arenat raportohet se mbetën rreth 80 për qind të zbrazëta.
Tashmë, për koncertet në Mbretërinë e Bashkuar, Ticketmaster ka ofruar një paketë ku katër bileta kushtojnë 150 funte (rreth 175 euro), ose 37.50 funte (rreth 44 euro) për person.
Turneu britanik nis më 29 shtator në Birmingham dhe përfundon më 13 tetor në O2 Arena të Londrës. /Telegrafi/





