Nga nesër hapet aplikimi për 6.000 dinarë – ja kush duhet të aplikojë dhe deri kur

Rajon

Qytetarët në Serbi që kanë të drejtë për ndihmën e njëhershme prej 6.000 dinarësh, por që nuk bëjnë pjesë në kategoritë të cilave pagesa u kryhet automatikisht, do të mund të aplikojnë në mënyrë elektronike përmes portalit të Administratës së Thesarit (Uprava za trezor).Sipas afatit të përcaktuar, aplikimi hapet nesër, më 7 shtator, dhe do […]

Madhësia e shkronjave

Qytetarët në Serbi që kanë të drejtë për ndihmën e njëhershme prej 6.000 dinarësh, por që nuk bëjnë pjesë në kategoritë të cilave pagesa u kryhet automatikisht, do të mund të aplikojnë në mënyrë elektronike përmes portalit të Administratës së Thesarit (Uprava za trezor).
Sipas afatit të përcaktuar, aplikimi hapet nesër, më 7 shtator, dhe do të jetë i hapur deri më 21 shtator 2026. Pagesat pritet të realizohen duke filluar nga 22 shtatori.
Ministri i Financave i Serbisë, Siniša Mali, ka bërë të ditur se qytetarët që tashmë janë të regjistruar në Fondin e Aksioneve (Akcionarski fond) nuk kanë nevojë të paraqesin kërkesë të veçantë, pasi pagesa për ta do të kryhet automatikisht.
Po ashtu, pensionistët dhe përfituesit e ndihmës sociale nuk kanë nevojë të aplikojnë, pasi edhe për këto kategori pagesa parashihet të realizohet automatikisht.
Për qytetarët që duhet të aplikojnë, kërkesa do të bëhet online përmes portalit zyrtar të Administratës së Thesarit. Autoritetet kanë njoftuar se të gjitha detajet dhe të dhënat që do të kërkohen gjatë plotësimit të aplikimit do të publikohen në ditët në vijim.
Pra, nga nesër, 7 shtator, nis zyrtarisht periudha e aplikimit, ndërsa afati i fundit për paraqitjen e kërkesës është 21 shtatori./BujanociNet/