Reperi shqiptar, Noizy, ka njoftuar një ndryshim të rëndësishëm në mënyrën se si do të vazhdojë aktivitetin e tij muzikor.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka bërë të ditur se nuk do të performojë më në klubet e natës, duke lënë të kuptohet se po përgatit një kapitull të ri në karrierën e tij.

Vendimin e ka lidhur me dëshirën për ta çuar muzikën dhe krijimtarinë e tij në një tjetër nivel.
“Nuk dua të vazhdoj të bëj diçka vetëm sepse funksionon. Ka ardhë momenti ta çoj këtë gjë në tjetër nivel”, shkroi reperi.
Më pas, Noizy ndau edhe një tjetër mesazh të shkurtë në “Instagram Story”, përmes të cilit iu referua përfundimit të performancave të tij në klubet e natës.
“Kaq ishte, por ishte kënaqësi”, shkroi Noizy.
Vendimi shënon një ndryshim në rrugëtimin e tij artistik, ndërsa mbetet për t’u parë se cili do të jetë drejtimi i ri që reperi do të marrë në muzikë. /Telegrafi/





