Qeveria e Kosovës nderon viktimat e 11 Shtatorit, ndërtesa ndriçohet me flamurin amerikan

Nacionale

Në nderim dhe kujtim të viktimave të sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërtesa e Qeverisë së Republikës së Kosovës është ndriçuar sonte me flamurin e SHBA-së. Në fasadën e ndërtesës është shfaqur edhe mesazhi “We Will Never Forget 9/11”, në shenjë kujtimi për viktimat e kësaj tragjedie. Me […]

Madhësia e shkronjave

Në nderim dhe kujtim të viktimave të sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërtesa e Qeverisë së Republikës së Kosovës është ndriçuar sonte me flamurin e SHBA-së.

Në fasadën e ndërtesës është shfaqur edhe mesazhi “We Will Never Forget 9/11”, në shenjë kujtimi për viktimat e kësaj tragjedie.

Me këtë gjest, institucionet e Kosovës kanë shprehur solidaritetin dhe respektin për viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit, një ditë që kujtohet çdo vit në SHBA dhe në mbarë botën.