Sydney Sweeney flet për zjarrin në qytetin e saj të lindjes: Edhe familja ime u evakuua

Magazina

Aktorja e njohur amerikane Sydney Sweeney është angazhuar si vullnetare në qytetin e saj të lindjes, Spokane, në shtetin e Uashingtonit, ku zjarrfikësit vazhdojnë betejën me zjarret masive pyjore që kanë shkaktuar dëme të mëdha. Së bashku me partnerin e saj, Scooter Braun, aktorja po ndihmon në përgatitjen e vakteve për banorët e evakuuar dhe […]

Madhësia e shkronjave

Aktorja e njohur amerikane Sydney Sweeney është angazhuar si vullnetare në qytetin e saj të lindjes, Spokane, në shtetin e Uashingtonit, ku zjarrfikësit vazhdojnë betejën me zjarret masive pyjore që kanë shkaktuar dëme të mëdha.

Së bashku me partnerin e saj, Scooter Braun, aktorja po ndihmon në përgatitjen e vakteve për banorët e evakuuar dhe zjarrfikësit që ndodhen në terren. Ajo gjithashtu ka konfirmuar se fatkeqësia ka prekur edhe anëtarë të familjes së saj, raportojnë mediat e huaja.

Sweeney është parë duke blerë ushqime dhe duke bashkëpunuar me restorante lokale për të organizuar ndihma për banorët e evakuuar, duke u siguruar atyre ushqim dhe strehim të përkohshëm.

Sipas raportimeve, aktorja ka bërë edhe donacione të konsiderueshme për organizata të ndryshme humanitare që po ndihmojnë të prekurit nga zjarret.

Përmes një postimi në Instagram, Sydney reagoi pasi autoritetet njoftuan se zjarret kishin shkatërruar më shumë se 4,200 hektarë tokë dhe kishin dëmtuar të paktën 700 objekte.

“Spokane ka qenë gjithmonë shtëpia ime. Aty jam rritur, aty jeton ende familja ime dhe aty janë njerëzit dhe vendet që më kanë formësuar si person”, shkroi aktorja.

Ylli, i nominuar për çmimin Emmy falë roleve në serialet “The White Lotus” dhe “Euphoria”, shtoi se zjarret ua kanë ndryshuar plotësisht jetën mijëra njerëzve.

Sweeney konfirmoi se edhe të afërmit e saj janë mes rreth 65 mijë personave që morën urdhër për evakuim.

“Mijëra familje kanë humbur shtëpitë, pronat dhe vendet e punës, ndërsa mes tyre janë edhe anëtarë të familjes sime”, u shpreh ajo.

Në fund, aktorja theksoi se komuniteti i Spokane nuk është përballur kurrë më parë me një katastrofë të përmasave të tilla dhe kritikoi faktin se qyteti i saj nuk po merr të njëjtën vëmendje mediatike dhe mbështetje si qytetet më të mëdha që përballen me fatkeqësi të ngjashme. /Telegrafi/