“Ai bisedoi me të”, agjenti i Diomandes zbulon personin që bindi atë të transferohet te Real Madridi

Sport

Agjenti i Yan Diomande, Nathan Campbell, ka zbuluar se Jose Mourinho ishte faktori vendimtar që e bindi anësorin nga Bregu i Fildishtë të transferohej te Real Madridi, pavarësisht interesimit nga disa klube të tjera të mëdha evropiane. Sipas Campbell, përkushtimi personal dhe biseda direkte e trajnerit portugez me lojtarin ndikuan shumë në vendimin për të […]

Madhësia e shkronjave

Agjenti i Yan Diomande, Nathan Campbell, ka zbuluar se Jose Mourinho ishte faktori vendimtar që e bindi anësorin nga Bregu i Fildishtë të transferohej te Real Madridi, pavarësisht interesimit nga disa klube të tjera të mëdha evropiane.

Sipas Campbell, përkushtimi personal dhe biseda direkte e trajnerit portugez me lojtarin ndikuan shumë në vendimin për të kompletuar transferimin rekord të 19-vjeçarit në “Santiago Bernabeu”.

“Faktori i fundit ishte Jose Mourinho. Ai foli me të në frëngjisht të rrjedhshme, gjë që ishte shumë e rëndësishme për të”.

“Ne nuk e dinim që Mourinho fliste aq mirë frëngjisht, pasi ai nuk ka qenë trajner në një klub francez”, deklaroi agjenti.

Campbell shpjegoi se gatishmëria e Mourinhos për të kontaktuar personalisht Diomanden dhe për t’i shpjeguar qartë idetë e tij taktike në gjuhën e lojtarit pati një ndikim të madh në vendimin final të talentit, i cili më parë ishte pjesë e Leipzigut.

“Ajo që bëri diferencën ishte koha kur ai e telefonoi Yanin dhe fakti që foli rrjedhshëm në frëngjisht për idetë e tij, projektin dhe mënyrën se si ai do të përshtatej në skuadër. Kjo tregoi se ai e vlerësonte shumë atë bisedë”.

“Ishte një pikë shumë e rëndësishme. Ishte çelësi për ta bindur”, përfundoi Campbell./Telegrafi/