Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka pranuar ftesën e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për takim për diskutimin e formimit të institucioneve të reja.
Takimi është planifikuar të mbahet nesër në orën 18:00, në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.

Ftesa e Kurtit erdhi në prag të seancës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, me qëllim arritjen e një marrëveshjeje mes partive për funksionalizimin e institucioneve.
Ndërkohë, PDK dhe AAK kanë bërë të ditur se nuk do të marrin pjesë në takim.
Ato kanë përsëritur qëndrimin e tyre se do të qëndrojnë në opozitë.





