Selena Gomez dhe bashkëshorti i saj Benny Blanco po shijojnë një pushim luksoz dhe romantik në Rivierën Franceze, ku janë fotografuar duke kaluar momente të afërta në një jaht.
Çifti nuk i ka fshehur emocionet, duke u përqafuar, puthur dhe duke shijuar shoqërinë e njëri-tjetrit larg angazhimeve të përditshme.
Gjatë ditës, ata janë relaksuar në jaht, janë zhytur në ujërat e kristalta dhe kanë shijuar pamjet e një prej brigjeve më të bukura të Evropës.
Selena dhe Benny kanë provuar edhe aventura të vogla, duke bërë xhiro me skuter uji dhe duke u argëtuar së bashku në det.
Pamjet nga pushimet e tyre kanë tërhequr vëmendjen e fansave, të cilët kanë komentuar atmosferën e lumtur dhe të qetë që çifti ka përcjellë.
Riviera Franceze, e njohur për jahtet luksoze dhe pushimet e yjeve botërorë, është bërë sfondi perfekt për arratisjen e tyre romantike.
Selena dhe Benny u martuan vitin e kaluar dhe vazhdojnë të jenë një nga çiftet më të përfolura në botën e showbiz-it. /Telegrafi/






