Modelja franceze Thylane Blondeau dhe DJ Ben Attal mbajtën një ceremoni të dytë martesore në Chateau Diter në jug të Francës, pasi u martuan civilisht në Paris muajin e kaluar.
Ajo veshi një fustan nusërie me dantellë nga Miu Miu dhe postoi foto nga ceremonia në Instagram. Ajo shkroi bashkë me postimin: “Fustani i nusërisë së ëndrrave të mia. I punuar me porosi. Aty ku fillon përjetësia.”

Ajo shtoi se donte që dasma të ishte e thjeshtë, delikate, moderne dhe e përjetshme, dhe se Evelyn Elayani ishte përgjegjëse për organizimin. Gjatë mbrëmjes, ajo veshi një fustan mëndafshi me një pelerinë, me të cilin vazhdoi festimin me familjen dhe miqtë.
Ceremonia u zhvillua në Chateau Diter, një pronë në stilin toskan në Grasse. Qiraja e ambienteve të dasmës fillon nga 20,000 euro.
Thylane Blondeau dhe Ben Attal janë në lidhje që nga viti 2020 dhe u martuan tre muaj pasi njoftuan fejesën e tyre. Ajo më parë zbuloi se ata festuan për herë të parë dasmën e tyre në Paris, ku veshi një fustan nusërie të punuar me porosi nga stilistja Eva Bouskila.
Kjo modele ka qenë e njohur për publikun që nga fëmijëria, kur ajo fitoi vëmendjen e industrisë së modës si një vajzë e vogël dhe më vonë u bë një nga fytyrat më të njohura të skenës franceze të modës. Ajo është quajtur një nga vajzat më të bukura në botë. /Telegrafi/





