Një mace u bë surpriza e mbrëmjes gjatë një shfaqjeje të filmit të ri të Christopher Nolan, “The Odyssey”, në Turqi.
Kafsha hyri në sallën e kinemasë dhe u ul mes rreshtave, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e të pranishmëve.
Pamjet e maces, e cila dukej sikur po ndiqte filmin së bashku me publikun, u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale, ku përdoruesit e cilësuan atë si “spektatoren më të adhurueshme” të premierës. /Telegrafi/





