OVL e UÇK-së takon zyrtarë të Ambasadës amerikane

Nacionale

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë të Kosovës ka bërë të ditur se kanë zhvilluar një takim pune me zyrtarë të Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, ndërkaq theksojnë se kanë diskutuar për temat dhe preokupimet kryesore të veteranëve tanë OVL e UÇK-së në një njoftim për media thekson se në takim u theksua edhe […]

Madhësia e shkronjave

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë të Kosovës ka bërë të ditur se kanë zhvilluar një takim pune me zyrtarë të Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, ndërkaq theksojnë se kanë diskutuar për temat dhe preokupimet kryesore të veteranëve tanë

OVL e UÇK-së në një njoftim për media thekson se në takim u theksua edhe rëndësia e jashtëzakonshme që ka miqësia e përhershme dhe partneriteti me SHBA-të.

“Sot zhvilluam një takim pune me zyrtarë të Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, ku diskutuam për temat dhe preokupimet kryesore të veteranëve tanë. Në këtë takim theksuam rëndësinë e jashtëzakonshme që ka miqësia e përhershme dhe partneriteti ynë me partnerin tonë më të madh e të pazëvendësueshëm, Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/