Ryan Gosling do të jetë zyrtarisht pjesë e Universit Kinematografik të Marvel (MCU), pasi u konfirmua se do të interpretojë personazhin ikonik Ghost Rider.
Lajmi u bë publik gjatë San Diego Comic-Con, ku aktori u ngjit në skenë së bashku me presidentin e Marvel Studios, Kevin Feige, dhe regjisorin Shawn Levy.

Filmi i ri i dedikuar Ghost Rider do të drejtohet nga Shawn Levy, i njohur për suksesin e “Deadpool & Wolverine”, ndërsa premiera është planifikuar për vitin 2028, shkruan DailyMail.
Ky projekt shënon një tjetër bashkëpunim mes Gosling dhe Levy, pas filmit të ardhshëm “Star Wars: Starfighter”.
Me këtë rol, Gosling pason Nicolas Cage, i cili solli në ekran Ghost Rider në dy filmat e mëparshëm të Sony Pictures.
Gjatë prezantimit, Levy e vlerësoi aktorin duke e quajtur me humor “një i çmendur absolut”, ndërsa tregoi se ideja për këtë projekt lindi gjatë bashkëpunimit të tyre në “Starfighter”.
Roli ka edhe një lidhje interesante me jetën personale të Gosling. Partnerja e tij, Eva Mendes, kishte luajtur në filmin e parë “Ghost Rider” përkrah Nicolas Cage në vitin 2007, duke e bërë këtë rikthim në universin e personazhit edhe më domethënës për çiftin. /Telegrafi/





