6 vjet e gjysmë burgim për policin që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona

<div><div><img width="583" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/814932-6-vjet-e-gjysme-burgim-per-policin-qe-shkaktoi-aksidentin-ku-vdiqen-tre-persona.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="6-vjet-e-gjysme-burgim-per-policin-qe-shkaktoi-aksidentin-ku-vdiqen-tre-persona" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="583" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/814932-6-vjet-e-gjysme-burgim-per-policin-qe-shkaktoi-aksidentin-ku-vdiqen-tre-persona.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="6-vjet-e-gjysme-burgim-per-policin-qe-shkaktoi-aksidentin-ku-vdiqen-tre-persona" loading="lazy"></p>Skenderaj- Gjykata Themelore në Mitrovicë– Dega në Skenderaj, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj zyrtarit policor E.R., duke e dënuar me 6 vjet e 6 muaj burgim për shkaktim të aksidentit në Çubrel të Skenderajt në janar të vitit të kaluar, ku mbetën të vdekur tre persona. Të akuzuarit iu shqiptua edhe dënim plotësues- ndalimi i</div>

Nacionale

Skenderaj- Gjykata Themelore në Mitrovicë– Dega në Skenderaj, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj zyrtarit policor E.R., duke e dënuar me 6 vjet e 6 muaj burgim për shkaktim të aksidentit në Çubrel të Skenderajt në janar të vitit të kaluar, ku mbetën të vdekur tre persona. Të akuzuarit iu shqiptua edhe dënim plotësues- ndalimi i drejtimit të automjetit për dy vjet.
Aktgjykimi u shpall të hënën nga gjyqtari i vetëm gjykues Leotrim Gashi pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor, raporton “Betimi për Drejtësi“.
“Gjykata ndaj të pandehurit ka shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë (6) vite e gjashtë (6) muajsh dhe dënimin plotësues “Ndalimi i drejtimit të automjetit”, ashtu që të pandehurit i është ndaluar drejtimi i automjeteve të kategorisë B për një periudhë prej dy (2) vitesh, afat i cili fillon të rrjedhë pas ekzekutimit të dënimit me burgim”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, të datës 18 qershor 2025, E.R., akuzohej për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” nga neni 370, paragrafi 9 lidhur me paragrafët 8 dhe 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), e cila parasheh minimumin e dënimit prej një (1) viti dhe maksimum të dënimit prej tetë (8) viteve.
“Sipas aktakuzës, i pandehuri E.R. më datë 26.01.2025, rreth orës 18:45, në rrugën Rajonale Mitrovicë – Pejë, përkatësisht në fshatin Qubrel, Komuna Skenderaj, nga pakujdesia duke mos e përshtat shpejtësinë me kushtet e rrugës ka shkelur dispozitat e Ligjit nr. 08/L-186 Për Trafikun Rrugor, nenet 38, 45 dhe 50 në atë mënyrë që derisa i pandehuri E.D., kishte qenë duke e drejtuar automjetin zyrtar, ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe kalon në shiritin e kahjes së kundërt dhe aksidentohet me automjetin VW Golf IV, të cilën e drejtonte tani i ndjeri A.G., dhe si rezultat i aksidentit, lëndime fatale kanë pësuar të ndjerët A.G., G.G .dhe Z.G. kurse lëndime të rënda trupore pëson vet i pandehuri si dhe pasagjerët e tij D.E., B.H. si dhe pasagjeri i automjetit Golf IV , fëmiu L.G”, thuhet në njoftim.
Kundër këtij aktgjykimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese brenda afatit ligjor, duke filluar nga dita e pranimit të aktgjykimit.