Dy migrantë të mitur u plagosën në një sulm me thikë gjatë një përleshjeje në zonën La Marina të Ceutës.
Policia ndërhyri pas incidentit, ndërsa shërbimet e urgjencës trajtuan dy të rinjtë, të cilët kishin prerje në kyçet e këmbëve.
Incidenti ndodh në një kohë kur Ceuta po përballet me një fluks të madh migrantësh dhe mungesë të hapësirave të mjaftueshme për strehim.
Autoritetet kanë paralajmëruar gjithashtu për rrezik shëndetësor në plazhin Trampolín, ku ndodhet një kamp migrantësh.
Analizat e ujit kanë zbuluar nivele shumë të larta të E. coli dhe enterokokëve intestinalë, mbi kufijtë e lejuar.
Për shkak të mungesës së strehimit, disa migrantë po flenë në garazhe, makina, furgonë dhe në çati.
Në një banesë, policia dhe Garda Civile gjetën deri në 30 persona, shumica të mitur.
Sindikata UGT ka kërkuar më shumë burime për shërbimet publike, ndërsa Avokati i Popullit i Spanjës, Ángel Gabilondo, po viziton Ceutën për të vlerësuar nga afër përmasat e krizës humanitare. /Telegrafi/






