Qeveria i jep dritën jeshile ndryshimeve në Ligjin për Specialen

Nacionale

Qeveria miraton vlerësimin për ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar të premten mbledhjen e katërt, e cila është mbajtur në formë elektronike. Në këtë mbledhje, Qeveria ka miratuar vendimin lidhur me kërkesën e Kuvendit të Kosovës për Nismën Legjislative për “Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin […]

Madhësia e shkronjave

Qeveria miraton vlerësimin për ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar të premten mbledhjen e katërt, e cila është mbajtur në formë elektronike.

Në këtë mbledhje, Qeveria ka miratuar vendimin lidhur me kërkesën e Kuvendit të Kosovës për Nismën Legjislative për “Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar”.

Sipas vendimit, Qeveria do t’i përcjellë Kuvendit vlerësimin që përfshin opinionin ligjor për përputhshmërinë e projektligjit me acquis të Bashkimit Evropian, vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor lidhur me përmbajtjen e projektligjit.

Kërkesa e Kuvendit ishte adresuar më 23 shtator 2026, me numër protokolli 1108.

Ky vendim vjen në kohën kur në Kuvend po diskutohet për ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.