Arbër Pajaziti merr pjesë në shënimin e 148-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Vendore

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, bashkë me kryetarin e Kuvendit komunal të Bujanocit, Driton Rexhepi, ka marrë pjesë në aktivitetet përkujtimore me rastin e 148-vjetorit të Lidhja Shqiptare e Prizrenit, një prej ngjarjeve më të rëndësishme në historinë kombëtare shqiptare. Përmes një postimi publik, Pajaziti ka vlerësuar Lidhjen e Prizrenit si simbol të […]

Madhësia e shkronjave

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, bashkë me kryetarin e Kuvendit komunal të Bujanocit, Driton Rexhepi, ka marrë pjesë në aktivitetet përkujtimore me rastin e 148-vjetorit të Lidhja Shqiptare e Prizrenit, një prej ngjarjeve më të rëndësishme në historinë kombëtare shqiptare.

Përmes një postimi publik, Pajaziti ka vlerësuar Lidhjen e Prizrenit si simbol të unitetit, identitetit dhe përkushtimit kombëtar të shqiptarëve ndër breza.

“Sot mora pjesë në shënimin e 148-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, një ngjarje që mbetet simbol i unitetit, identitetit dhe përkushtimit kombëtar të shqiptarëve”, ka shkruar ai.

Pajaziti ka theksuar se kujtimi i kësaj ngjarjeje historike mbetet i rëndësishëm edhe sot, duke rikujtuar vlerat e bashkimit dhe angazhimit për çështjen kombëtare që përfaqëson Lidhja Shqiptare e Prizrenit.

Lidhja e Prizrenit, e themeluar më 10 qershor 1878 në Prizren, konsiderohet si një ndër momentet më të rëndësishme të organizimit politik dhe kombëtar të shqiptarëve në mbrojtje të trojeve dhe të drejtave të tyre kombëtare./BujanociNet/