Dua Lipa mbante bizhuteri me vlerë mbi 600 mijë euro në fillim të dasmës së saj, por fustani i saj tërhoqi gjithë vëmendjen

Magazina

Ylli britaniko-shqiptar i muzikës, Dua Lipa, ka nisur festimet shumëditore të dasmës me aktorin britanik Callum Turner në Palermo të Sicilisë, ndërsa paraqitja e saj e parë ka bërë bujë të madhe në media dhe rrjete sociale. Festimet u hapën me një koktej mirëseardhjeje për të ftuarit, i mbajtur në ambientet historike të Palazzo Valguarnera […]

Madhësia e shkronjave

Ylli britaniko-shqiptar i muzikës, Dua Lipa, ka nisur festimet shumëditore të dasmës me aktorin britanik Callum Turner në Palermo të Sicilisë, ndërsa paraqitja e saj e parë ka bërë bujë të madhe në media dhe rrjete sociale.

Festimet u hapën me një koktej mirëseardhjeje për të ftuarit, i mbajtur në ambientet historike të Palazzo Valguarnera Gangi. Edhe pse Dua Lipa u shfaq me bizhuteri marramendëse me vlerë të vlerësuar rreth 700 mijë dollarë (rreth €645 mijë), ishte fustani i saj ai që “vodhi” gjithë vëmendjen.

Për këtë mbrëmje, Dua zgjodhi një krijim nga Bottega Veneta: një fustan i bardhë, me shpinë të hapur dhe jakë të lartë, i shoqëruar me një fund të pasur të dekoruar me thekë dhe pupla, që i jepte pamjes një efekt shumë elegant, por edhe dramatik.

Sipas raportimeve, fustani ishte realizuar me teknikën karakteristike të shtëpisë së modës, “Intrecciato”, e njohur për thurjen e veçantë të lëkurës. Pamjen e kompletoi me çantën Andiamo, po nga e njëjta markë.

Bizhuteri “Bulgari” me vlerë të lartë

Si ambasadore e shtëpisë luksoze të bizhuterive Bulgari, Dua Lipa kishte veshur disa prej pjesëve më të shtrenjta të markës, duke e çuar vlerën totale të bizhuterive të saj në rreth 700 mijë dollarë (rreth €645 mijë).

-Tubogas Manchette Watch, një orë e artë e dekoruar me citrine, rubelite, peridot, ametist, topaz dhe diamante, me vlerë mbi 200 mijë dollarë (rreth €184 mijë), e inspiruar nga një dizajn arkivor i vitit 1974.

-Serpenti Pallini Watch, një orë prej ari rozë në formë gjarpri, e zbukuruar me smeralde dhe diamante mbi 24 karatë, me vlerë gati 500 mijë dollarë (rreth €461 mijë).

-Po ashtu, ajo kishte veshur edhe një varëse nga koleksioni ikonik Serpenti, si dhe unazën e fejesës që ia kishte dhuruar Callum Turner.

Festimet po zhvillohen në disa prej lokacioneve më prestigjioze të Palermos dhe pritet të përfshijnë disa mbrëmje private, me të ftuar nga bota e muzikës dhe filmit. Raportohet se shpenzimet e kësaj feste shumëditore mund të arrijnë deri afër 2 milionë dollarë (rreth €1.84 milion).

Ndërkohë, Callum Turner u shfaq në koktejin mirëseardhës me një kostum elegant në ngjyrë bezhë, duke e kompletuar atmosferën “black-tie” të eventit. /Telegrafi/