Ndërron jetë veterani i UÇPMB-së, Sabedin Kadriu nga Konçuli

Vendore

Ka ndërruar jetë Sabedin Kadriu nga fshati Konçul, veteran i Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB). Lajmi për vdekjen e tij ka pikëlluar familjarët, bashkëluftëtarët, miqtë dhe qytetarët e Luginës së Preshevës, të cilët e kujtojnë si një pjesëmarrës të luftës së UÇPMB-së dhe si një njeri të respektuar në vendlindjen e tij. […]

Madhësia e shkronjave

Ka ndërruar jetë Sabedin Kadriu nga fshati Konçul, veteran i Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB).

Lajmi për vdekjen e tij ka pikëlluar familjarët, bashkëluftëtarët, miqtë dhe qytetarët e Luginës së Preshevës, të cilët e kujtojnë si një pjesëmarrës të luftës së UÇPMB-së dhe si një njeri të respektuar në vendlindjen e tij.

Sabedin Kadriu ishte pjesë e brezit të luftëtarëve që kontribuuan në përpjekjet për të drejtat dhe liritë e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, duke mbetur i lidhur me idealet dhe vlerat për të cilat u angazhua gjatë periudhës së konfliktit.

Mesazhe ngushëllimi kanë nisur të publikohen nga bashkëluftëtarë, përfaqësues institucionalë dhe qytetarë të shumtë, të cilët kanë shprehur respektin për jetën dhe kontributin e tij.

Redaksia e Bujanoci.Net i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Kadriu, të afërmve dhe bashkëluftëtarëve të të ndjerit.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për Sabedin Kadriun./BujanociNet/