Bayern Munich synon të bëjë hapin e madh këtë sezon, me triumfin në Ligën e Kampionëve si një nga objektivat kryesorë pas suksesit në Bundesliga.
Bayern Munich kërkon të rikthehet fuqishëm në garën për trofeun më prestigjioz të futbollit evropian.
Pas fitimit të dy trofeve në sezonin e kaluar, Bundesligës dhe Kupës, gjiganti bavarez e ka vendosur në fokus të veçantë Ligën e Kampionëve.
Sezonin e kaluar, rrugëtimi i Bayern Munich u ndal në gjysmëfinale, duke mbetur vetëm dy ndeshje larg finales. Këtë herë, objektivi është edhe më i qartë: të shkojnë deri në fund dhe të shpallen kampionë të Evropës.
Pas eliminimit në gjysmëfinale, Luis Diaz synon trofeun
Luis Diaz e bëri të qartë në një intervistë për Sky se ambiciet e Bayern Munich janë të mëdha. Sulmuesi kolumbian vlerësoi cilësinë e skuadrës dhe stafit teknik, duke theksuar se klubi kërkon të luftojë për çdo trofe të mundshëm.
“Jemi të vetëdijshëm se kemi një klub të madh, një ekip të madh dhe një staf të madh teknik”, deklaroi Diaz.
Për kolumbianin, suksesi në garat vendore nuk është i mjaftueshëm, pasi objektivi kryesor mbetet Liga e Kampionëve.
“Objektivi është të fitojmë çdo trofe të mundshëm, veçanërisht Ligën e Kampionëve”, shtoi ai.
Diaz e vlerëson pozitivisht paraqitjen e Bayern Munich në edicionin e kaluar të Ligës së Kampionëve, pavarësisht eliminimit në gjysmëfinale. Megjithatë, ai beson se skuadra bavareze ka mundësi të tentojë sërish për trofeun këtë sezon.
“Sezonin e kaluar patëm një paraqitje të shkëlqyer në Ligën e Kampionëve. Dhe këtë vit do të provojmë sërish”, përfundoi Diaz.






