Vedat Muriqi vazhdon të jetë hero i skuadrës së tij Mallorca në luftën për mbijetesë që kjo skuadër po e bën.
Sulmuesi kosovar e ka shpëtuar nga humbja skuadrën e tij në sfidën ndaj Villarrealit që përfundoi baras 1-1.
Muriqi shënoi golin e barazimit në fund të pjesës së parë, derisa ishte më i miri në fushë.
Ai u zgjodh Lojtar i Ndeshjes nga La Liga në fundin e saj.
Ndërkohë nga SofaScore, sulmuesi prizrenas mori notë 8,2 pas një ndeshje përfekte që ka bërë.
Me këtë pikë të fituar, Mallorca zë vendin e 15-të në La Liga, derisa për Muriqin ishte goli i 22-të këtë edicion. /Telegrafi/






