Moza flet për sëmundjen e partnerit: Ka klinikë që e trajton, por është çështje parash

Magazina

Poetja Mimoza Ahmeti vazhdon të marrë vëmendje me paraqitjen e saj në Ferma VIP 3. Ajo ka folur shpesh për partnerin e saj, i cili ka një problem shëndetësor. Moza tani ka treguar më shumë detaje për këtë në një bisedë me Zhakun dhe Kostanën. Fermerja tregon sakrificën që ka kaluar, teksa shton se për […]

Madhësia e shkronjave

Poetja Mimoza Ahmeti vazhdon të marrë vëmendje me paraqitjen e saj në Ferma VIP 3.

Ajo ka folur shpesh për partnerin e saj, i cili ka një problem shëndetësor.

Moza tani ka treguar më shumë detaje për këtë në një bisedë me Zhakun dhe Kostanën.

Fermerja tregon sakrificën që ka kaluar, teksa shton se për problemin që partneri i saj ka, mund të trajtohen në Evropë, por është çështje parash.

“Unë kam punuar shumë. Kjo sakrifica me këtë që mbaj 8 vite ka qenë e llahtarshme. Por më tha dikush që ka klinika jashtë që mund ta rregullojnë”, tha ajo.

“Në Evropë ka por është çështje lekësh. Jam e gëzuar. Pastaj të shohim kur të shërohet a do jetë më i njëjti”.

“I thash një herë po shita ndonjë pikturë të shtrenjtë, se ndodh ndonjë herë që bie daci në kos, e i thash të blejmë një shtëpi të vogël. E më tha ai pse do ta komplikosh këtë gjë. Pse i thash e më tha po ku e di se kush jam unë mbase kam një shtëpi timen”, u shpreh mes tjerash. /Telegrafi/