Liverpooli ka shënuar fitore ndaj Tottenhamit për t’u kualifikuar në 1/8 e finales së EFL Cup.
“Reds” arritën të kualifikohen në përballjen që doli të jetë shumë e baraspeshuar, me nikoqirët që triumfuan me rezultat 3-1.
Tottenhami e nisi më mirë me Lucas Bergvall që kishte një mundësi të mirë shënimi por dështoi ta finalizonte.

Megjithatë, ishte Liverpooli që kaloi në epërsi përmes mesfushorit Alexis Mac Allister (21’).
Ndërsa, ishte Cody Gakpo që e dyfishoi epërsinë pas asistimit të Mac Allister (54’).
E tëra që arriti të bënte Tottenhami ishte goli i nderit nga mesfushori Conor Gallagher (69’).
Liverpooli kishte edhe një mundësi të mirë për ta mbyllur më herët çështjen e fituesit, por Dominik Szoboszlai dështoi nga pika e bardhë.
Megjithatë, hungarezi e përmirësoi gabimin për të shënuar në kohën shtesë dhe vulosur çështjen e fituesit (90+3′).
Kësisoj, Liverpooli avancon në rrethin tjetër dhe kundërshtarin do ta mësojë së shpejti./Telegrafi/




