Jo vetëm Rodrin, Real Madridi kontakton edhe yllin tjetër të Manchester Cityt

Sport

Real Madridi ka si prioritet afrimin e një mbrojtësi të ri qendror në afatin veror, pasi pritet të ketë lëvizje të mëdha në repartin defensiv. Largimi i mundshëm i David Alaba, si dhe mundësia që edhe Antonio Rudiger të mos vazhdojë në “Santiago Bernabeu”, e kanë kthyer qendrën e mbrojtjes në një domosdoshmëri për t’u […]

Madhësia e shkronjave

Real Madridi ka si prioritet afrimin e një mbrojtësi të ri qendror në afatin veror, pasi pritet të ketë lëvizje të mëdha në repartin defensiv.

Largimi i mundshëm i David Alaba, si dhe mundësia që edhe Antonio Rudiger të mos vazhdojë në “Santiago Bernabeu”, e kanë kthyer qendrën e mbrojtjes në një domosdoshmëri për t’u përforcuar, me drejtuesit sportivë që tashmë po “rreshtojnë” objektivat.

Sipas raportimeve, Real Madridi ka humbur disa emra të rëndësishëm në këtë garë, pasi Marc Guehi ka kaluar te Manchester City, Dayot Upamecano ka rinovuar me Bayern Munich, ndërsa Nico Schlotterbeck ka firmosur kontratë të re me Borussia Dortmund. Kjo situatë e ka detyruar klubin madrilen të kthehet te alternativa të tjera – dhe një prej tyre është një lojtar që ka qenë prej kohësh në radar.

Bëhet fjalë për Josko Gvardiol, mbrojtësin e Manchester Cityt, për të cilin Real Madridi thuhet se po e ndjek prej tre vitesh dhe viti 2026 mund të jetë momenti kur të tentojë seriozisht transferimin.

Sipas “TEAMtalk”, zyrtarë të Real Madridit kanë zhvilluar bisedime me agjentin e kroatit, i cili mund të jetë i disponueshëm këtë verë, pasi kontrata e tij me Cityn ka vetëm dy vite të mbetura.

Përveç Realit, edhe Bayern Munich raportohet se ka kontaktuar përfaqësuesit e Gvardiolit, me të dy gjigantët që synojnë ta shfrytëzojnë situatën e kontratës së tij në Manchester. Megjithatë, City thuhet se po përgatitet t’i ofrojë kroatit një marrëveshje të re, për ta “frenuar” interesimin në rritje.

Nëse Gvardiol refuzon rinovimin, atëherë transferimi në “Bernabeu” do të bëhej më i mundshëm. Ai shihet si profil që përputhet me politikën e Realit në merkato dhe si një zgjidhje e fortë për qendrën e mbrojtjes.

Për momentin mbetet të shihet se kë do të zgjedhë Real Madridi si objektivin final për mbrojtjen, por është e qartë se drejtuesit duhet të veprojnë saktë këtë verë, duke pasur parasysh rëndësinë e përforcimeve në këtë repart./Telegrafi/