Vdekja e foshnjës në Ferizaj – e dyshuara po trajtohet në spital, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për obduksion në IML

Nacionale

Pas vdekjes së foshnjës në tualetin e Emergjencës nga Prokuroria Themelore në Ferizaj kanë thënë se janë duke u marr me rastin. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Vjosa Baftiu. Sipas Baftiut ngjarja është cilësuar “Vrasja e foshnjës gjatë lindjes”. “Prokuroria Themelore në Ferizaj njofton opinionin publik se Prokurori […]

Madhësia e shkronjave

Pas vdekjes së foshnjës në tualetin e Emergjencës nga Prokuroria Themelore në Ferizaj kanë thënë se janë duke u marr me rastin.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Vjosa Baftiu.

Sipas Baftiut ngjarja është cilësuar “Vrasja e foshnjës gjatë lindjes”.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj njofton opinionin publik se Prokurori i Shtetit është njoftuar nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Ferizaj, lidhur me një rast të vdekjes së një foshnje të porsalindur në Emergjencën e Spitalit të Ferizajt. Me vendim të Prokurorit kujdestar, është iniciuar rast në drejtim të veprës penale ‘Vrasja e foshnjës gjatë lindjes’ nga neni 176 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, ka thënë ajo.

Sipas saj, e dyshuara në këtë rast ndodhet në trajtim në spitalin Gjinekologjik të Ferizajt, ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i foshnjës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë (IML).

Prokuroria Themelore në Ferizaj, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e gjitha rrethanave të rastit në fjalë. /Telegrafi/