“239 euro nuk mjaftojnë për jetë”, punëtorët e sektorit privat kërkojnë të drejta dhe barazi

Nacionale

Dhjetëra punëtorë të sektorit privat protestuan me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, duke ngritur shqetësimet për kushtet e rënda të punës, pagat e ulëta dhe mungesën e zbatimit të ligjeve në fuqi. Protesta e organizuar në kryeqytet nga Federata Sindikale e Punëtorëve të Sektorit Privat, nisi nga sheshi “Zahir Pajaziti”, , për të vazhduar […]

Madhësia e shkronjave

Dhjetëra punëtorë të sektorit privat protestuan me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, duke ngritur shqetësimet për kushtet e rënda të punës, pagat e ulëta dhe mungesën e zbatimit të ligjeve në fuqi.

Protesta e organizuar në kryeqytet nga Federata Sindikale e Punëtorëve të Sektorit Privat, nisi nga sheshi “Zahir Pajaziti”, , për të vazhduar para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Kryetari i Federatës, Jusuf Azemi, theksoi se është e padrejtë se sektori privat nuk e ka marrë pagën e 13-të.

“Ne sot po marrim pagë 239 euro…10:43.. Këta njerëz të cilët vërtet gjakun tonë po na e marrin me pambuk dalëngadalë…. 10:55…Sektori publik mori pagën e 13-të, u gëzuam shumë sepse menduam që edhe ne do t’i marrim. Është një padrejtësi të cilën vetëm punëtorët e sektorit privat të Kosovës mund ta mbajnë mbi shpatullat e veta. Përderisa kryeministri ynë, kryeparlamentari dhe gjithë të tjerët brenda një muaj dite në buxhetin e tyre u rrit për 6000 euro, neve të nderuar edhe sot po marrim 239 euro. Kjo gjithçka mund të jetë, vetëm nuk është liri dhe nuk mund të jetë barazi, por edhe nuk mund të jenë ato fjalë që na i thonë para zgjedhjeve”, tha ai.

Azemi kritikoi edhe vendimmarrjen e institucioneve, duke theksuar mbështetjen e vetëm një deputeti të Kuvendit të Kosovës, Besnik Tahirit, kishte ngritur zërin se rroga e 13-të i takon edhe sektorit privat.

“Paramendojeni që nga 120 deputetë të Parlamentit të Kosovës, i vetmi një person Besnik Tahiri luftoi me çdo forcë, çdo fuqi që edhe ne ta kemi pagën e 13-të sepse ne jemi trefish më shumë sesa punëtorët e sektorit publik. Ne trefish e mbushim buxhetin e sektorit publik, sektorit të shtetit dhe ne dëmtohemi, ne na kanë prurë në një pozicion për ta shtrirë dorën”, tha ai

Ai gjithashtu ngriti shqetësimin për sigurinë në punë dhe mungesën e mbikëqyrjes së ligjeve. Azemi theksoi se pagat që po vonohen me muaj të tërë dhe që askush nuk po mban përgjegjësi, po shtyn se të rinjtë të largohen edhe nga vendi.

“Ne nuk trajtohemi si njerëz. Por megjithatë, mos harroni, keni me e pagu këtë faturë edhe po e paguani, sepse rininë e qitët jashtë. Është shumë normale, nuk ka diçka që kam improvizuar…17:01..Therrasim t’i thirrni vetëdijes sepse njerëzit, punëtorët shohin. Kam bindje që të gjithë kemi me dhanë llogari, edhe unë si kryetar sindikate, po edhe këta njerëz që i kemi brenda. Prandaj, është koha e fundit që t’i kthehemi realitetit”, tha ai.

Ndërkaq një përfaqësues e punëtorëve të sektorit privat, Raba Dushi, theksoi lodhjen dhe zhgënjimin e punëtorëve të këtij sektori duke thënë se secili nga ata të paktën një herë është përballur me padrejtësi dhe se nuk zbatohen të drejtat që iu takojnë.

“Çdo ditë dëgjojmë raste të vdekjeve. Askush nga institucionet nuk po vepron…. 02” 50…Ju e dini, me pagat që kemi, mezi ia dalim nga muaji në muaj. Shpenzimet po rriten çdo ditë, gjërat esenciale vështirë po përmbushen. Shumica e trajtimeve mjekësore kërkojnë orientim privat, që për ne është sfidë financiare dhe mezi i mbulojmë. Çmimet e ushqimeve janë çdoherë në rritje e pagat tona nuk lëvizin… 03:52… Qeveri, mos na humbni shpresën për të ndërtuar një të ardhme më të mirë. Të paktën që fëmijët tanë mos t’i motivoni ata të largohen duke ndërtuar mbi punëtorin e shtypur. Ligjet që nuk zbatohen nuk vlejnë. O drejtësi, o s’ka qetësi”

Një përfaqësueses tjetër e punëtorëve, Afërdita Hoxha, gjatë protestës deklaroi se kërkesat e tyre nuk lidhen me luksin, por me sigurimin e të drejtave themelore dhe dinjitetit në punë.

Duke ngritur shqetësimin për mungesën e mbrojtjes ligjore, ajo shtoi se punëtorët vazhdojnë të përballen me pasiguri dhe trajtim të pabarabartë

“Jemi lodhur duke u nënvlerësuar, jemi lodhur duke mos u dëgjuar. Zëri ynë është zëri i mijëra punëtorëve që çdo ditë e mbajnë këtë vend në këmbë, por që nuk trajtohen siç e meritojnë… 05:04..Unë sot nuk flas në emrin tim, por në emër të çdo nëne që punon e nuk i del paga deri në fund të muajit; në emër të çdo të riu që mendon të largohet nga vendi sepse nuk sheh të ardhme këtu… 05:33…Pse mbesim në këtë gjendje duke u shkelmuar herë nga një pronar kompanie e herë nga tjetri? A ka ligje për ne punëtorët publiko-privatë që na bartin si valët e detit nga një kënd në tjetrin? Pse këta punëtorë nuk e kanë të definuar statusin e tyre? Ne e dimë këtë, sepse edhe në varfërinë tonë po jetoni ju pushtetarë jetën e luksit. Derisa juve ju shkon koha e pushtetit duke ndërruar avionët nga një skaj në tjetrin të botës, ne punëtorët po shqetësohemi po na u sëmur ndonjë familjar e nuk e dimë si ta mjekojmë”, tha ajo

Ajo u bëri thirrje institucioneve që të reflektojnë dhe të veprojnë në interes të qytetarëve duke e kritikuar që si të zgjedhur të populllit, sipas saj i kanë lënë jashtë ligjit, të marrin pagën 239 euro.

“Deputetë të Parlamentit të Kosovës dhe Qeveri: a ju vjen turp kur dilni para fushatave zgjedhore nëpër kompani private dhe deklaroni se do të luftoni me mish e me shpirt për punëtorët e sektorit privat, ndërsa në fakt luftoni për vete? Morët pagën e 13-të dhe nuk ju dëgjohet zëri se ka diku në skaj të Kosovës një i varfër që s’mund të nget bukë”, theksoi ajo.

Protestuesit përsëritën kërkesat e tyre, të cilat sipas tyre kanë mbetur të pandryshuara që nga viti i kaluar. Ata kërkojnë rritjen e pagës minimale në 600 euro, zbatimin e plotë të ligjeve ekzistuese, nënshkrimin e marrëveshjes kolektive, sigurime shëndetësore funksionale dhe trajtim të barabartë me sektorin publik.

Gjithashtu, u kërkua krijimi i një fondi për punëtorët që humbin jetën ose lëndohen në vendin e punës, pagesa e stazhit dhe themelimi i një Gjykate të Punës. /Kp/